Shkrumbohet makina në mes të rrugës në Vushtrri
Në mëngjesin e sotëm, në një lagje të qytetit të Vushtrrisë një makinë është përfshirë nga flakët e zjarrit.

Qytetarë nga vendi i ngjarjes i kanë dërguar pamje ku shihet momenti duke u djegur vetura.

Ekipet e zjarrfikësve dhe emergjencës ende nuk kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë sipas dëshmitarëve nuk raportohet për të lënduar./
Shtuar më 22/10/2019, ora 09:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori