Shkrimtari gjerman Gynter Gras mbron romët
Pëlqej
Shkrimtari gjerman Gynter Gras u ka dërguar një letër të hapur autoriteteve në Berlin dhe ka paralajmëruar se Gjermania nuk duhet t'i dëbojë romët në Kosovë. Fituesi i Çmimit Nobel për Letërsi i ka kërkuar qeverisë që të ndalë dëbimin e romëve në Kosovë dhe t'u ofrojë romëve kompensim moral për viktimat e tyre gjatë nazizmit.

Shkrimtari 83 vjeçar, i cili me bashkëshorten Ute Gras kanë themeluar Fondacionin për të ndihmuar romët, ka theksuar se dëbimi i tyre "është skandal për Gjermaninë dhe hipotekë për paqen evropiane". (albeu.com)
Shtuar më 04/11/2010, ora 19:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori