Shkon të operohet, pas 2 vitesh kupton se nuk e ka veshkën
Pëlqej
Fetah Saliu nga Vushtria, 18-vjeç, pas një aksidenti në vendin e punës i është nënshtruar një operimi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Mirëpo, dy vjet pas kontrolleve mjekësore që ai ka bërë, ka parë se nuk e ka veshkën e majtë, raporton KTV.

Babai i tij, Murat Saliu, akuzon urologun Lutfi Dervishi se është ai i cili ia ka marrë veshkën të birit.

Vetë Dervishi ka thënë se ai nuk ka marrë pjesë në operacion, por se ka qenë vetëm konsulant.

Familja Saliu nga Vushtria po ashtu jeton në kushte të mjerueshme ekonomike. /albeu.com/
Shtuar më 04/08/2014, ora 10:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori