Shkon për të blerë dru por goditet nga kamioni
Pëlqej
Një 62 vjeçar ka humbur jetën pasi që është goditur nga një kamion që po shiste dru në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar për TV Arta drejtori i urgjencës, Bujar Gashi, sipas të cilit ekipi mjekësor i ka ofruar viktimës ndihmë bashkë me personelin në QMF 4 në “Xhemajl Ibish”, por që viktima nga plagët ka ndërruar jetë.

Raportimet e para thonë se 62 vjeçari kishte shkuar për të blerë dru kur është goditur nga kamioni.
Shtuar më 06/09/2017, ora 12:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori