Shkon në Fushë Krujë për të shitur makinën 30 mijë euroshe, shqiptarit nga Kosova i ndodh e papritura
Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Fushë-Krujës.

Një shtetas nga Kosova ndodhej në Shqipëri për të shitur makinën e tij tip "Audi A6" me vlerë 30.0000 euro në vendin tonë.

Ai është takuar me pronarin e një lokali në Fushë-Krujë, ndërsa dhëndrri i pronarit ka marrë makinën për ta provuar në orën 08:00 të mëngjesit të ditës së sotme.

Pasi ai e ka marrë makinën, ai është zhdukur ndërsa ende nuk është kthyer.

Dritare.net ka kontaktuar me policinë e Durrësit, të cilët e kanë konfirmuar rastin, pa dhënë shumë detaje.

Shtetasi i Kosovës nga ana tjetër, ka bërë kallëzimin në polici, ndërsa është lajmëruar edhe amabsada e Kosovës, dhe stafi i saj ka shkuar në Fushë Krujë për të mësuar nga afër më shumë detaje rreth ngjarjes.
Shtuar më 21/08/2019, ora 23:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori