Shkon në 58 numri i të vdekurve nga COVID-19 në Kosovë
Gjithsej 58 rastevdekjes nga COVID-19 janë regjistruar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.

Në njoftimin e së premtes të IKSHPK-së shkruan se ata kanë pasur sëmundje tjera shoqëruese.

“Numri total i rasteve pozitive 3.178 raste nga 24.575 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 58 rastevdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, sipas njoftimit.

Të enjten mbrëma, IKSHPK-ja kishte bërë të ditur për 55 rastevdekjes.

Ndërkohë, sa i përket rasteve të reja, 114 janë janë konfirmuar të premten.
Shtuar më 03/07/2020, ora 21:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori