Shkon në 17 numri i të infektuarve në Kosovë
Ka shkuar në 17 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë. Personi i 17-të i infektuar thuhet se është nga Dumnica dhe është familjari i një personi të kthyer nga Italia, vetëm pak ditë më parë.

Lajmi e bëri të ditur në një konferencë para mediave ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani.

Ramadani ka deklaruar se bëhet fjalë për një familjar të personit të infektuar nga fshati Dumnicë i Komunës së Podujevës.

“Rasti i sodit është rasti i Dumnicës. Familjar i personit të parë që është konfirmuar si pozitiv në këtë fshat”, tha ai.

Ramadani ka deklaruar se në spital momentalisht me gjendje më të vështirë është 77 vjecari nga komuna e Vitisë.

“Në spital është 77 vjecari, dy raste të familjes së njejtë tashmë gjenden në shtëpinë e tyre kanë kushte optimale bashkë me familjarët tjerë, jo me insistimin tonë, ambienti social në shtëpinë e tyre ka qenë shumë më i mirë”, shtoi ai.
Shtuar më 17/03/2020, ora 17:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori