Shkon në 15 mijë numri i të prekurve me Covid-19 në Kosovë
Numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë ka arritur në 15 mijë.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 634 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 63 raste pozitive.

Që nga 13 marsi kur u konfirmuan rastet e para, numri total i rasteve pozitive është 15 mijë 2 raste nga 61 mijë 547 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Aktualisht numri i rasteve të vdekjeve si pasojë e koronavirusit ka shkuar në 611.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12 mijë e 451 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1 mijë 937.
Shtuar më 20/09/2020, ora 08:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori