Shkon në 108 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë
Dy raste të tjerë janë konfirmuar pozitiv këtë të martë në Kosovë duke e çuar në 108 numrin e personave të infektuar me koronavirus. Lajmi është bërë i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës përmes njoftimit për mediat është shprehur se pacienti nga Gjakova është kontakt i dy familjarëve të rezultuar pozitiv dhe pacienti i dytë pozitiv nga Prizreni është infektuar jashtë shtetit.

Në IKShPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 2.265 kontakte të rasteve.

Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente.

Shtuar më 31/03/2020, ora 11:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori