Shkolla sëmur fëmijët e fshatit (VIDEO)
shko
Eshtë dashur që procesi mësimor të fillojë të hënën, por prindërit e fshatit kanë vendosur që fëmijët ta bojkotojnë procesin mësimor, deri në ndërtimin e shkollës së re.

Kjo për shkak se shkolla e vjetër e fshatit Batllavë të Podujevës, i ka sëmurë nxënësit e tij, për arsye të pluhurit që ka shkaktuar inventari i vjetër i asaj shkolle.

Se komuniteti i fshatit ka vendosur që të jetë i prerë në vendimin e tyre e tha edhe Fahredin Jashari.

E për Harisën, nxënëse e këtij fshati, përfundimi i shkollës së re do të thotë shumë.

Menaxheri i kompanisë ndërtuese tha për Tribuna Channel se punimet do të kryhen deri më 15 shtator.

Krasniqi fajësoi banorëte fshatit për shkak të problemeve të tyre në kundërshtitë rreth vendit se ku është vendosur parcela për ndërtimin e shkollës.
Shtuar më 07/09/2017, ora 00:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori