Shkolla Faik Konica e nisi me probleme vitin shkollor
Pëlqej
Edhe kësaj radhe, sikurse çdo vit tjetër, mësimi nuk ka filluar në të gjitha shkollat e Kosovës.

Të paktën në 4 prej tyre në nivel të Kosovës, mësimi nuk ka nisur për shkak se nuk janë kryer me kohë rinovimet.

E në disa shkolla, dita e parë e shkollës është shoqëruar me probleme të tjera.

Në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë, disa nxënës që për herë të parë janë ulur në bankat shkollore janë kthyer të dëshpëruar,shkruan sot Koha Ditore.

Kjo pasi, siç janë shprehur prindërit e tyre, dy mësuese kanë munguar që në ditën e parë dhe nxënësit nuk kanë mbajtur mësim.
Shtuar më 05/09/2017, ora 07:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori