SHKK prezanton raportin 9 mujor të punës
Pëlqej
Prishtina
Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) në një takim ku të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësuesit e KMLDNJ-së, EULEX-it, OSBE-së, QKRMT-së, UNICEF-it, Gjykatave, Prokurorive, Avokatit të Popullit, Policisë së Kosovës, Shërbimi Sprovues të Kosovës , Panelit të Lirimeve me Kusht, Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka prezantuar raportin 9 mujor të punës së tij.

Komisari i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Resmi Hoxha, ka prezantuar punët dhe të arriturat e këtij shërbimi në 9 mujorin e vitit 2010. Ai ka thënë së SHKK-ja ka bërë punë të mirë në shumë drejtime. Sipas tij, për këto 9 muaj ka pasur përmirësim të përgjithshme nëpër të gjitha Qendrat Korrektuese dhe ato të Paraburgimit në tërë Kosovën. Por, komisari Hoxha ka thënë së ende ka vend për përmirësime në këtë shërbim.

Gjatë prezantimit të raportit, ai ka thënë së SHKK-ja nuk është shumë e kënaqur me punën e Panelit të Lirimeve me Kusht, po ashtu me vonesat e aktgjykimeve dhe aktvendimeve nga Gjykatat, ndërsa nga Policia e Kosovës ka kërkuar një bashkëpunim më të madh në shkëmbim të informatave që posedojnë.

Sekretari i përhershëm i Ministrisë së Drejtësisë, Sylejman Sopa, ka kërkuar bashkëpunim nga organizatat qeveritare dhe joqeveritare që monitorojnë punën e SHKK-së, që ky shërbim të ketë nivel sa më të lartë të punëve.

Përfaqësuesit e organizatave qeveritare dhe joqeveritare të cilat monitorojnë punën e SHKK-së, kanë vlerësuar bashkëpunimin që kanë me këtë institucion dhe me punën që bëhet në të, por ata kanë thënë së në SHKK ka mundësi të punohet edhe me shumë.
Shtuar më 13/11/2010, ora 12:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori