Shkëmbimi i zjarrit në kufi, policia njofton për 6 të plagosur
Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen e mbrëmshme ku në brezin kufitar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë mbeten të plagosur gjashtë shqiptarë.
Sipas policisë shkëmbimi i zjarrit ndodhi në fshatin Mirovc të Podujevës, të dielën në ora 19 e 40 minuta.

“Raportohet se në brezin kufitar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri nga disa persona që kanë shkuar për të prerë dru dhe disa personave nga ana serbe. Si pasojë e të shtënave janë plagosur gjashtë meshkuj Kosovar/Shqiptarë”, thuhet ne deklaraten e policisë.


Sipas mjekeve nga të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën ndersa ata jane duke u trajtuar ende në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 08/07/2013, ora 12:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori