Shkëlzen Maliqi: Ja çfarë do të ndodhë dhe sa do të zgjasë kriza politike
Pëlqej
Shkëlzen Maliqi është i idesë se kohezioni LDK-AAK-NISMA mbahet në këmbë vetëm nga fakti se blloku synoin zgjedhjen e Mustafës kryeparlamentar dhe Haradinajt, kryeministër.

Sipas Maliqit, nëse kjo nuk ndodh, atëherë blloku mund "të rrëzohet".

Ai thotë se kriza nuk do të zgjasë shumë.

Në një intervistë për Politiko.net, Maliqi thotë se nëse Kandidati i PDK’së për Kryeparlamentar nuk votohet, do të duhej të propozohej një Kandidat i Bllokut Opozitar.

“Kohezioni i saj varet nga zgjedhja e Isa Mustafës dhe Ramush Haradinajt në dy postet kyçe. Nëse ata nuk zgjidhen, bie krejt marrëveshja e tyre. Kështu që, ata janë ngujuar fort, nuk duan që të bisedojnë për kombinime dhe njerëz të tjerë në postet kyçe. Duhet të shohim nëse Blloku arrin që të përbirohet disi me numra duke instaluar Haradinajn dhe Mustafën në pushtet. Kjo nuk përjashtohet. Por, nëse kjo dështon, atëherë do të shfaqej nevoja për ndonjë “zarf” me zgjidhje kompromise, ku askush nuk do të jetë fitues, por as humbës i madh. Alternativa është të shkohet në zgjedhje”, shpjegon Maliqi. /albeu.com/

Shtuar më 05/09/2014, ora 15:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori