Shkëlzen Maliqi i kthen pergjigje "zbuluesit te kombit kosovar"
Pëlqej
Analisti politik dhe njëkohësisht këshilltar i rajonit i kryeministrit Edi Rama, Shkëlzen Maliqi e ka quajtur një debat krejt të kotë reagimin e "shpikësit të kombit kosovar", Nexhmadin Spahiut.

Maliqi ka argumentuar edhe njëherë se shtetasi kosovar është një definicion krejt tjetër nga ai i "kombasit kosovar".

Ai thotë se çdo kosovar është shtetas i Kosovës, por s'ka asesi te quhet "kombas i Kosovës".

“Renani thotë se kombi është plebisht I përditshëm. Nuk e shpall atë asnjë Rexhë teori e as Ahtisari... Le të mbledh Nexha teorikisht edhe 1 milione nënshkrime për kombin e tij, ja njohim, por prapë do të mbeteshin teorikisht 1 milione të tjerë qe nuk do të jenë me të. Ku mbeten këta? Kosovarë me shtetësi po, ama me kombësi cilët janë? Debat koti është ky. Çeshtje e definimit të nocioneve. Atë çka Nexha mendon se duhet të quhet kombi kosovar, është shtetasi kosovar, dhe kaq”, thotë Maliqi. /albeu.com/
Shtuar më 25/08/2014, ora 15:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori