Mbi 150 mijë
euro është shuma që janë dënuar partitë politike për shkeljet të rregullave zgjedhore gjatë
fushatës për zgjedhjet e 6 tetorit
PDK-ja, LDK-ja, koalicioni AAK-PSD, Lista Serbe dhe Nisma Socialdemokrate, janë partitë të cilat u dënuan në këtë fushatë.
E lidhur me këtë, kryesuesi i Sekretariatit të Panelit Zgjedhor për
Ankesa dhe Parashtresa, Mul Desku, ka thënë se në listën e gjobave prin PDK-ja, e pasuar nga LDK-ja dhe koalicioni AAK-PSD.
“Prej 104 ankesave sa janë paraqitur për këtë fushatë, deri më tani janë shqyrtuar 60
ankesa, prej tyre janë miratuar si të bazuara 37
ankesa, ndërsa janë refuzuar si të pabazuara 20
ankesa. E 44
ankesa i kemi në proces të shqyrtimit. Ndërsa sa i përket gjobave për shkeljen e kodit të mirësjelljes nga subjektet politike gjatë
fushatës, deri më tani janë gjobitur kryesisht partitë e mëdha, siç janë PDK me 52, 900
euro, LDK me 32,700
euro, Koalicioni AAK-PSD me 28,800
euro, Lista Serbe me 36,100
euro. Shuma totale e gjobave të shqiptuara deri më tani është 154,450
euro”, ka thënë Desku.
Ai ka thënë se në këtë fushatë, janë paraqitur 104
ankesa nga organizatat joqeveritare.
“Mund të them se e kanë thyer kodin e mirësjelljes shtatë subjekte. Subjektet më të mëdha kanë bërë fushatë më të madhe dhe ndoshta e gjatë bërjes së
fushatës, është konstatuar nga paneli se kanë shkelur kodin e mirësjelljes. Lidhur me
fushatën zgjedhore deri më tani janë paraqitur 104
ankesa për të gjitha subjektet, të paraqitura disa nga Organizatat joqeveritare e disa nga vet subjektet politike, siç janë Lëvizja Vetëvendosje, LDK, PDK e disa parti më të vogla”, ka thënë Desku për EO.
Desku ka treguar edhe procedurat e mëtutjeshme, nëse partitë politike nuk i kryejnë obligimet më kohë, ku afati i fundit për shlyerjen e gjobave është 15 ditë.
Shtuar më 03/10/2019,
ora 14:58