Shkelja e dialogut nga Serbia/ Vjen reagimi i BE-së pas akuzave të Thaçit
Pëlqej
Bashkimi Evropian shpreh keqardhje për kërkesën e Serbisë që integrimi i personelit serb në gjyqësorin e Kosovës të shtyhet, tha zëdhënësja e bllokut, Maja Kocijançiq.

"Prishtina i ka përmbushur të gjitha obligimet në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes për gjyqësorin. Integrimi i personelit është i rëndësishëm, sepse i kontribuon sundimit të ligjit në Kosovë, përkatësisht në rajonin e Mitrovicës", tha Kocijançiq për gazetarët në Bruksel.

Sipas saj, kjo duhet të ndodhë sa më shpejt, transmeton rei.

Kocijançiq kujtoi se përparimi i të dyja palëve në integrimin evropian është i lidhur me përparimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

ndërkaq, i ashpër kishte qenë edhe reagimi i Presidentit, Hashim Thaçi i cili kishte fajësuar edhe BE-në pvr dështimin e kësaj marrëveshje.
Shtuar më 17/10/2017, ora 14:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori