Shkatërrohet marrëdhënia me LDK-në? Konjufca flet për herë të parë pasi u zgjodh kryetar i Kuvendit
Glauk Konjufca është zgjedhur ditën e sotme Kryetar i ?Kuvendit të Kosovës duke shkatërruar në këtë mënyrë marrëveshjen me LDK, sipas të cilës Kryetari i përkiste Partisë së Isa Mustafës.

Pas zgjedhjes ka folur për herë të parë Konjufca.

“Ne qysh në fillim duam të ju falendërojmë që e themeluat legjislaturën e shtatë, ju falenderojmë që na besuat këtë detyrë, ne ju garantojmë që edhe si kryesi që do t’i kryejmë detyrat tona ashtu sci kërkohet me shumë nder sipas kushtetutës sonë që është në fuqi.

I falenderojmë ambasadorët e pranishëm në këtë seancë dhe të gjithë mysafirët të cilët na kanë nderuar me praninë e tyre në këtë seancë konstituive”, tha ai.

Konjufca i ka falendëruar edhe qytetarët për besimin derisa ka njoftuar për mbylljen e punimeve të seancës.

“Mirupafshim në seancës e radhës që sapo ta caktojmë do të njoftoheni me kohë”, ka thënë ai. /albeu.com/
Shtuar më 26/12/2019, ora 16:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori