Shkarkohet nga detyra drejtori i Financave në Kryeministrinë e Kosovës
Drejtor i Zyrës për Buxhet dhe Financa në qeverinë e Kosovës Zahir Bajrami, është shkarkuar nga detyra, transmeton "Ekspres".

"Ju informojmë se Zahir Bajrami, është pjesë e shërbimit civil në administratën e Zyrës së Kryeministrit që nga data 21 qershor 2004, ndërkaq, pozitën e drejtorit për Buxhet dhe Financa të kësaj Zyre, e mban që nga data 05 prill 2005.

Qeveria e Republikës së Kosovës rithekson përkushtimin e saj të plotë për të kontribuuar në çdo formë për luftimin e të gjitha dukurive negative, korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke respektuar në tërësi të drejtat kushtetuese si dhe në veçanti parimin e prezumimit të pafajësisë", thuhet në njoftimin e Kryeministrisë. /albeu.com/



Shtuar më 13/02/2017, ora 14:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori