Ministria e Punëve të
Brendshme dhe Administratës Publike, me anë të Xhelal
Sveçla, ka shkarkuar sot nga detyra kryeshefen e
Inspektoratit Policor të
Kosovës, Miradije Kelmendi.
Këtë e ka bërë të ditur Sfeçla përmes një shkrimi në Facebook.
Sipas tij, vendimi erdhi pas analizës së gjetjeve nga raporti me rekomandime për Mbikëqyrje të zbatimit të ligjit për IPK-në, hartuar nga Komisioni për Punë të
Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së
Kosovës dhe Raporti i Auditimit për Ministrinë e Punëve të
Brendshme të vitit 2018.
Më tej,
Sveçla sqaron se vendimin për shkarkim e ka marrë edhe duke pasur parasysh letrën e rekomandimeve nga Avokati i Popullit lidhur me çështjen “Agron Hasanaj kundër
Inspektoratit Policor të
Kosovës”.
“Gjetjet e raporteve e bëjnë të domosdoshëm shkarkimin. Në krye të institucioneve na duhen njerëz që respektojnë ligjin dhe iu garantojnë qytetarëve transparencë të plotë, shërbim profesional e mbrojtje. E kjo është edhe më e rëndësishme kur flasim për drejtuesit në institucionet e rendit publik e ata të Policisë së
Kosovës. Vetëm në këtë mënyrë, duke mbajtur përgjegjësi maksimale dhe duke mos lejuar shkeljet, e forcojmë shtetin”, ka shkruar
Sveçla në Facebook.
Shtuar më 23/04/2020,
ora 16:20