Shkarkohet Drejtori i Arsimit në Prishtinë
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka liruar nga detyra e Drejtorit të Drejtorisë së Arsimit, Jonuz Salihajn.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, i cili ka thënë se lirimi nga detyra i Salihajt është bërë me kërkesë të partisë së tij, AAK’së.

“Me kërkesë të partnerit të koalicionit (AAK), z. Salihaj është liruar nga detyra që i është caktuar ne fillim të këtij mandati”, ka thënë Tahiri.


Shtuar më 19/02/2019, ora 18:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori