EMRI/ Arrestohet mashtruesja në Tiranë, si zhvati 230 mijë euro

Një 30-vjeçare ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi akuzohet se ka mashtruar disa persona me qëllim përfitimin e parave.

Policia ka zbardhur dy raste ku 30-vjeçarja, Milena Deraj,  ka përvetësuar para nëpërmjet mashtrimit.

Rasti i parë ka të bëjë me një familje, babi dhe dy djemtë e tij, të cilëve 30-vjeçarja  u mori para duke i mashtuar se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor.

Babai me dy djemët pasi zbuluan se u mashtruan nga gruaja e kanë kërcënuar atë për t’i kthyer paratë.

Për pasojë ata janë shpallur në kërkim.

Ndërkohë në rastin e dytë 30-vjeçarja ka arritur t’i marrë  gjatë një viti një gruaje 230 mijë euro  duke i premtuar se do t’i investonte paratë në bono thesari.

Njoftimi policisë

Finalizohet nga strukturat hetimore të DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Last fraud”.

Iu mori disa herë, shuma të mëdha parash, 3 shtetasve (familjarë), duke i mashtuar se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçarja.

Nga hetimet e thelluara dokumentohet dhe një rast i marrjes së shumës 230 000 euro nga kjo shtetase, me anë të mashtrimit.

Strukturat hetimore të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Last fraud”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetases M. D., 30 vjeçe, banuese në Tiranë. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit A. V., Sh. V. dhe H. V. (babai dhe dy djemtë), të tre banues në Shkodër.

Kjo shtetase iu ka marrë në mënyrë të përsëritur, shuma të mëdha parash, shtetasve A. V., Sh. V. dhe H. V., duke i premtuar se do t’i ndihmonte ata në një proces gjyqësor.

Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit A. V., Sh. V. dhe H. V., pasi me vetëgjyqësi kanë kanosur shtetasen M. D., për kthimin e parave.

Nga veprimet e thelluara hetimore është dokumentuar edhe një rast tjetër mashtrimi i kryer nga shtetasja M. D.,e cila gjatë një viti, i ka marrë në total rreth 230 000 euro, një shtetaseje, duke i premtuar se do t’i investonte paratë në bono thesari./albeu.com/

 


Shtuar 24.05.2023 12:08