Shitet Audi Q7 I Isa Mustafës, ja kush eshte blerësi
Lulzim Kastrati nga Peja, është blerësi i Audi Q7-shit më të famshëm në Kosovë.

Ai e bleu ish-makinen e ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, të cilën kryetari aktual, Shpend Ahmeti nuk e përdori asnjëherë.

22 mijë e 500 euro ishte shuma që dha pejani, derisa ajo fillestare ishte 21 mijë euro sot në Shtëpinë e Ankandeve.

Me të hyrë në makinë, pronari i ri i Q7-shit ka thënë për KTV-në se "ndjehet mirë që paratë nga kjo blerje do të shkojnë për bamirësi".

Ai tha se i vjen mirë që vetura ka qenë e ish-kryetarit Mustafa, ndërsa ka thënë se nuk e ka blerë veturën për "t’i ndihmuar Shpend Ahmetit që të mbajë premtimin e tij për shitjen e kësaj veture luksoze".
Shtuar më 17/06/2017, ora 12:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori