Liverpool merr vendimin, Chamberlain është në merkato

Alex Oxlade-Chamberlain mund të largohet nga Liverpooli.

Ish-lojtari i Arsenalit, pas një sezoni shtesë për skuadrën e Klopp, ka përfunduar në merkato.

Sipas “Liverpool Echo”, lojtari anglez mund të largohet nga klubi për një shifër jo më pak se 15 milionë euro.

Ëest Ham thuhet se është i interesuar, por ende nuk ka asgjë zyrtare./ h.ll/albeu.com


Shtuar 10.06.2022 18:29