Chelsea ka vendosur bast për Brojën, lamtumira e Lukakut më e lehtë?

Pavarësisht ofertave të shumta të marra në këto ditë të para të tregut, Chelsea ka vendosur të fokusohet te Armando Broja, i cili është rikthyer nga huazimi te Southampton dhe është gati t’i bashkohet skuadrës së Thomas Tuchel sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi shqiptar do të rikthehet te londinezët këtë verë dhe gjithashtu mund të luajë një rol themelor në largimin e Romelu Lukakut.

Në fakt, me qëndrimin e Brojas, Chelsea do të kishte tashmë një nëntë për të vënë bast dhe belgu mund të shitet më lehtë. /albeu.com/


Shtuar 8.06.2022 21:17