Shihni se si kjo vajzë nga Prishtina vjedh çantën në një sallon bukurie
Dje rreth orës 15:00, ka ndodhur një vjedhje.

Klientja e një salloni bukurie në Prishtinë, ka vjedhur një çantë e cila posedonte të holla ne shumë prej 150 euro, katër karta bankare, patentë shoferi dhe kartën e identitetit

Rastin e ka bërë të ditur për arbresh.info, pronari i sallonit "Prestige" që gjendet prapa Teatrit Kombëtar të kryeqytetit.

Ai ka thënë se në kamerat e sallonit është parë një femër duke kryer vjedhjen dhe se rasti është denocuar në polici.

"Sot rreth orës 15:12 ka ndodhur një vjedhje e kuletës se klientit tonë. Por fatmirësisht në kamerat tona është parë se kush e ka vjedhur ne mënyrë shumë të qartë", ka thënë Bekim Humolli.

Ndërsa policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po e heton rasti.

Arbresh.info ka siguruar video.
Shtuar më 05/07/2017, ora 09:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori