Shifra alarmante, kaq persona hoqën dorë nga shtetësia kosovare këtë vit
Pëlqej
Pesëmijë kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia e tyre këtë vit dhe vetëm 300 e kanë marrë atë.

Shifra është thuajse e njëjtë me vitin e kaluar, shkruan gazeta "Zëri" në Kosovë.

“Gjatë periudhës janar-tetor 2018">2018 nga shtetësia e Republikës së Kosovës janë liruar 4831 persona.

Gjatë periudhës janar-tetor 2018">2018 shtetësinë e RKS-së e kanë fituar 298 persona. Në vitin 2017 janë liruar nga shtetësia e RKS-së 5699 persona, kurse e kanë fituar shtetësinë e Republikës së Kosovës 334 persona”, citohet Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës.

Deputetë dhe analistë politikë, vlerësojnë se nëse vizat nuk hiqen deri në dhjetor ky numër mund të rritet edhe më shumë.
Shtuar më 17/11/2018, ora 09:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori