Shi dhe diell, moti befason në Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se mbi vendin tonë sot do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe me intervale me diell.

Po ashtu, për sot parashikohen edhe riga të izoluara shiu dhe në territore të kufizuara të vendit.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 14 – 17 gradë celsius.

Shtypja atmosferike bashkë me temperaturat maksimale do të shënojnë ngritje të lehta.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.
Shtuar më 16/04/2019, ora 09:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori