42-vjeçarja në Belsh kallëzon në polici fqinjin: Ka abuzuar seksualisht me vajzën time

Policia ka ndaluar një 69-vjeçar në Belsh, pas kallëzimit që ka bërë një grua se ai ka abuzuar me vajzën e saj. Ajo ka deklaruar se vajza e saj ka probleme me shëndetin mendor

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik ndaluan shtetasin F. H., 69 vjeç, banues në Belsh, Elbasan, pasi ka bërë kallëzim një 42-vjeçare, se shtetasi F. H. (fqinj i saj) ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e saj 20-vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Vijon puna për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi”, njofton policia.


Shtuar 25.11.2022 12:24