Shfaqet mish i prishur në Kosovë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona nën dyshimin për prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor.

Rasti ka ndodhur ditën e djeshme në Pejë.

Sipas policisë, te të dyshuarit është gjetur mishi i dyshimtë për konsum.

“Inspektori i veterinës ka konstatuar dhe asgjësuar mishin i cili ishte i dëmshëm për konsumin njerëzor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.


Shtuar më 17/01/2019, ora 14:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori