Ambasada amerikane: Çojeni në "Venecia" përplasjen për Gjykatën Kushtetuese
Shfaqet Jahjaga, shpreh zhgënjim për sistemin e drejtësisë
Sistemi i drejtësisë ka dështuar të dënojë përgjegjësit e dhunës dhe vrasjeve në familje, prandaj kërkohet mobilizim i shoqërisë dhe institucioneve përkatëse që ky fenomen të luftohet.

Kurse, ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është shprehur e zhgënjyer se si sistemi i drejtësisë ka dështuar t’i sjell para drejtësisë kryesit e dhunës në familje.

Sipas saj është fatkeqësi që gruaja në shoqërinë tonë ende nuk është e sigurt, prandaj ajo kërkon që ky fenomen të luftohet pa asnjë kusht.

“Ndjehem e zhgënjyer me institucionet përgjegjëse që nuk po arrijnë t’i prangosin e t’i dënojnë, e t’i sjellin përpara drejtësisë me kohë kryesit e këtyre veprave dhe jam e pikëlluar kur kujtoj gratë në Kosovë që humbën jetën në muajt e vitet e fundit si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tyre vetëm për ata që janë gra.

Është fatkeqësi që ende duhet të diskutojmë tema të tilla që ende duhet të bëhemi bashkë për të kërkuar zgjidhje dhe për të gjetur forma për t’i mbështetur, dhe për t’iu mundësuar këtyre viktimave një jetë të lirë dhe një jetë jashtë frikës.

Ato u vranë në pikë të ditës, në lagjet e tyre, në familjet e tyre, ndërsa shoqëria jonë e shihte këtë dhunë por nuk bënte zë. I fjetur ishte edhe sistemi i drejtësisë," tha ish presidentja e vendit.


Shtuar më 29/05/2018, ora 15:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori