Pochettino konfirmon dëmtimin e Messit, në dyshim për ndeshjen ndaj Lille

Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino ka konfirmuar dëmtimin e sulmuesit argjentinas, Leo Messi.

Messi nuk u stërvit ditën e sotme me ekipin, ndërsa trajneri ka konfirmuar se ka pësuar një dëmtim muskular.

Pochettino gjithashtu ka shtuar se nuk është i sigurtë nëse do të jetë gati për ndeshjen e ditës së nesërme përballe Lille.

“Për Messin, ai u stërvit mirë pas ndeshjes ndaj Marseille. Sot, kishte dhimbje në muskuj.

Ai bëri stërvitje individuale sot. Ne do shohim nëse do mundet të luajë nesër”, deklaroi ai./albeu.com


Shtuar 28.10.2021 15:09