Shesheli ringjall retorikën e Ballkanit të luftrave (FOTO LAJM)

Kthimi i të akuzuarit për krime lufte të kobshme në Bosnje, Vojislav Sheshel po shihet me shumë rrezikshmëri për Serbinë, pasi ka rrezik ta kthejë shtetin serb akoma dhe më pas, pikërisht në vitet e luftës, në vitet e nëntëdhjeta.

Së paku retorika që ka përdorur Shesheli në mes të Beogradit ka qenë pikërisht e viteve të nëntëdhjeta, me këngë nacionaliste të thekshme serbe, me slogane anti-perëndimore dhe me thirrje kundër udhëheqësve aktualë të Serbisë.

I dyshuarti për krime lufte, që mbahet për 12 vjet në burgje të Hagës, aspak nuk kishte ndryshuar në retorikë, por se akoma vazhdonte të theksonte projektin për "Serbinë e Madhe", projekt që sipas tij, Partia Radikale që ai e udhëheq kurrë nuk do ta lëshojë nga programi i vet.

Njerëzit mbanin foto të Sheshelit, tundnin flamuj serbë dhe këndonin “Bëhuni gati, bëhuni gati çetnikë!” dhe këngë të tjera nacionaliste, brohoritnin emrin e heroit të tyre dhe slogane si “Rusia! Rusia! Nuk na duhet BE-ja!”.

Kishte nga ata serbë që e përkrahnin akoma një person që edhe pse në vitin 2014 kërkon të rikthejë luftën dhe barutin në Ballkan, ndërkohë që të gjithë po përpiqen për paqe në një rajon të mbushur me gjak dhe luftëra./albeu.com/
Shtuar më 18/11/2014, ora 10:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori