Sheshel: Me Rusinë mund të kthejmë Kosovën
Kreu i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, i cili kandidon për zgjedhjet presidenciale në Serbi, ka thënë se nëse ai fiton zgjedhjet, do të luftojë ta orientojë Serbinë drejti integrimit me Rusinë dhe ta largojë nga Bashkimi Evropian.

"Rusia po kthehet në Ballkan, kurse BE-ja, si gjithmonë, do të kërkojë nga Serbia që ta njohë Kosovën në shkëmbim të anëtarësimit në BE. Por, Serbia këtë nuk guxon ta bëjë këtë, asnjëherë", ka thënë Sheshel gjatë një tubimi në Beograd.

Ai ka theksduar se Serbia mund "t'i kthejë" Kosovën, Republikën Serbe dhe Malin e Zi, me integrimin e Serbisë me Rusinë.

"Nëse hyjmë në BE, kjo do të jetë pa Vojvodinën, pa Republikën Serbe dhe Rashkën (Sanxhakun), kurse nëse hyjmë në aleancë me Rusinë, atëherë një ditë mund t'i kthejmë ato që i kemi humbur, mbi të gjitha mendoj për Kosovën, Republikën Serbe e Malin e Zi", tha Sheshel.

"Vetëm integrimi me Rusinë na krijon mundësi të mëdha për të dalë nga kriza e nga mjerimi social dhe na i zgjidh problemet tona të sigurisë. Bashkimi Evropian na ka bërë lakuriqë e nevojtarë", ka theksuar Shesheli.

Lideri i radikalëve serbë ka thënë se ai është i vetmi që mund ta mundë Aleksandar Vuçiç. /albeu.com/
Shtuar më 26/03/2017, ora 10:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori