Sheshel kërkon kthimin e 1 mijë ushtarëve serbë në Kosovë
Pëlqej
Kosova është njëra nga temat dominuese në fushatën parazgjedhore presidenciale të Serbisë, ndërsa kandidati i Partisë radikale serbe, Vojislav Sheshel, i cili paralajmëron fitore ndaj rivalit Aleksandar Vuçiç, ka kërkuar kthimin e 1 mijë ushtarëve serbë në Kosovë.

"Kryetari i shtetit këtu mund të bëjë asgjë i pavarur. Do të insistoja që bisedimet të ndërpriteshin derisa të mos formohej Asociacioni i Komunave serbe dhe deri sa të mos suspendohej vendimi për grabitjen e pasurisë serbe.

Do të insistoja edhe që Rusia të përfshihej në negociata si mbrojtëse e Serbisë, sepse shqiptarët kanë shumë mbrojtës në Perëndim.

Do të kërkoja që të aktivizohet Rezoluta 1244 me të cilën është paraparë kthimi i 1000 ushtarëve e policëve në Kosovë dhe që dialogu të kthehet nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara", ka thënë Sheshel. /albeu.com/

Shtuar më 20/03/2017, ora 16:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori