Sherr mes grupesh, 6 të arrestuar dhe 2 në spital
Polica e Kosovës
Policia e Mitroviës ka arrestuar 6 persona si pasojë e një sherri në Skënderaj mes dy grupesh, ku dy veta kanë përfunduar në spital. “Viktimat kanë pësuar lëndime të rënda trupore me armë të ftohtë, thikë, dhe fillimisht janë dërguar në QKMF në Skenderaj dh pastaj janë transferuar në QKUK Prishtinë”- ka deklaruar toger Besim Hoti, zyrtar për informim publik i policisë në Mitrovicë.

Njoftohet se rasti ka ndodhur të hënën, rreth orës 23:30 min, në rrugën “Gjon Buzuku”, në një lokal në Skenderaj.

Sipas policisë, incidenti kishte ndodhur pas një debatimes grupeve, i cili ka degjeneruar në rrahje mes palëve.

Policia ka reaguar duke bërë identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë dhe me vendim të prokurorit publik ndaj gjashtë të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor, për sqarim të rrethanave dhe zhvillim të hetimeve të detajuara. /albeu.com/
Shtuar më 08/03/2011, ora 14:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori