Sherifi: Mungojnë 3 vota për të kaluar demarkacionin
Pëlqej
Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka thënë se nga llogaritë që kanë bërë, u duhen edhe dy ose tre vota për ta kaluar Marrëveshjen për demarkimin e kufirit me Malin e Zi

Mirëpo, ai ka nënvizuar se pret rezultat pozitiv, me gjithë këto vota mangët dhe mungesën e Listës Serbe në ambientet e Kuvendit të Kosovës, pak para nisjes së seancës plenare, njofton Klan Kosova.

“Pritjet janë që sot t’i jepet zgjidhje kësaj çështjeje. Besojmë që kësaj radhe më në fund do të ketë rezultat pozitiv”.

“Gjithmonë kur për një marrëveshje lypsen minimumi 80 vota ekziston mundësia që ajo të mos kalojë. Lista Serbe nuk është sot në seancë, por ne mund t’ia nisim debatit dhe pastaj të shohim. Për ta kaluar na duhen edhe dy a tre vota”.


Shtuar më 22/02/2018, ora 11:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori