Sherifi, i sigurt se Haradinaj i ka siguruar numrat: VV nuk ka asnjë shans!
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar krerët e partive të koalicionit PDK-AAK-NISMA se e ka shumicën e votave për ta bërë qeverinë, ka thënë sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit.

Haradinaj e ka informuar edhe Veselin (Kadri) edhe Limajn (Fatmir) se ai i ka numrat e nevojshëm – shumicën e nevojshme prej 61+ deputetëve. Por, se sa nuk mund të them. Ai me bindje na ka informuar se si mandatar për të krijuar Qeverinë i ka votat e nevojshme”, tha ai.

Sherifi më tej e dha dhe një mesazh për Lëvizjen Vetëvendosje dhe LDK-në, duke thënë se nuk do të mund të marrin mandat qeverisës, “pasi kjo ka dështuar të japë rezultat në kohën e VLAN-it më 2014”.

“Motivi është inati dhe, thënë të drejtën, edhe më 2014 ishte inati. U pa që inati ishte i pamjaftueshëm si motivacion që të ndërtohet një modalitet e ta rrëzosh një koalicion që ka dalë i pari. Jam i bindur se nuk do të kenë sukses. Mund të ketë zvarritje, por në fund gjithmonë është aty që thyhet”, tha ai.

Megjithatë, ai e ka porositur Haradinajn se nëse nuk ndryshohet qeverisja, atëherë e pret i njëjti fat me qeverisjen e Isa Mustafës. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2017, ora 21:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori