Shërbyesit Civilë afat 10 ditor qeverisë për përmbushjen e 0.5 %
Nuk është vetëm SBASHK, ata të cilët janë frustruar me mos-zbatimin e 0.5 përqindshit, por dhe Sindikatat e Përbashkëta të Shërbyesve Civilë të Kosovës të cilët ditën e sotme i kanë caktuar një afat 10 ditor Qeverisë për përmbushjen e 0.5 % që u është premtuar se do të zbatohet që nga fillimi i këtij viti.

Sindikata e Administratës, Juridikaturës, Shëndetësisë, Policisë dhe Federatës së Shërbyesve civil të Kosovës bën të ditur se pas këtij afati ata do të marrin veprime të përbashkëta, për të cilat kanë paralajmëruar se do të jenë presionuese.

Ndërkohë menjëherë pas konferencës përfaqësuesit e sindikatave ia drejtuan Qeverisë së Kosovës në tentim për t'u takuar me ministrin e ministrisë së Administratës Publike Mahir Yagcilar. /albeu.com/

Shtuar më 29/04/2015, ora 13:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori