Shërbimi sekret serb zbulon komplotin për rrëzimin e avionit të Daçiç
Ivica Daçiç
Shërbimi sekret serb njoftoi zbulimin e një komploti të stilit mafioz i cili kishte planifikuar rrëzimin e avionit qeveritar me kryeministrin Ivica Daçiç në bord.

Sipas BIRN, Drejtoria e Policisë Serbe ka njoftuar se krerët e disa grupeve kriminale kishin në plan të rrëzonin avionin qeveritar. Komploti do të realizohej me ndihmën e njerëzve që kanë akses tek avioni me të cilin udhëtojnë presidenti, kryeministri dhe zëvendëskryeministri.Daçiç ishte në atë kohë në Irlandë, duke shpresuar që të sigurojë një datë nga liderët e BE për të nisur negociatat e anëtarësimit. /albeu.com/

Shtuar më 16/02/2013, ora 10:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori