U kapën duke prerë dru, arrestohen dy vëllezërit në Bulqizë

Policia e Bulqizës ka arrestuar dy persona (vëllezër) të akuzuar në fushën e krimeve mjedisore. Bëhet me dije se jane arrestuar vëllezërit A. C., 23 vjeç, dhe B. C., 27 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. C.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme në vendin e quajtur “Kurora e Liqenit të Zi”, Bulqizë.

Po në vijim të kontrollit të territorit janë proceduar penalisht nga Policia shtetasit G. I., dhe A. I., pasi në zonën e Gjoricës janë konstatuar duke transportuar lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.


Shtuar 22.06.2021 11:12