Ç’po kurdis Berisha? Ish-kryeministri: O djema rrëmbeni pushkët, ja vdekje ja liri! (VIDEO)

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka ndërmend të ndalet në aksionin e tij për të “rikthyer lavdinë e PD” pas përjashtimin të tij nga Lulzim Basha.

Pas deklaratave të Berishës për rikthimin në krye të PD dhe betejën publike ndaj Bashës, ish-kryeministri ka postuar një video nga koha kur PD po përjetonte ditët e lavdishme.

Përmes një video të vjetër të publikuar në Facebook, Berisha thotë se fjala i takon vetëm demokrateve dhe demokratëve.

Në pamje shihet lideri historik i PD-së, përballë sheshit të mbushur me qytetarë e mbështetës që thërrasin: O djema rrëmbeni pushkët, ja vdekje ja liri!

“Fjalen e kane demokratet dhe demokratët! Rrofte Partia Demokratike!”- shkruan Berisha krah pamjeve ekzaltuese për kohën që janë filmuar. /albeu.com/

 

 


Shtuar 14.09.2021 18:40