Shenja udhëzuese në gjuhën shqipe dhe në Vuthaj të Plavës (FOTO LAJM)

Në fshatin Vuthaj në Plavë të Gucisë është bërë e mundur vendosja e disa shënjave udhëzuese në gjuhën shqipe. Ky është një projekt që u bë i mundur në saj të sponsorizimit nga ana e vëllezërve vëllezërve Ulaj.

kjo iniciativë e vëllezërve Ulaj u përkrah në mënyrë institucionale edhe nga Kuvendi Komunal i Komunës se Gucisë.

"Kjo nismë e vëllezërve Ulaj vërtetë ishte e domosdoshme në ngritjen e ndërgjegjes të banorëve por edhe të vetëdijesimit të shumë vizitorëve të cilët për fat të keq po kontribuojnë shumë në ndotjen e ambientit", shtohet më tej.

Ndërkohë një nismë tjetër e vëllezërve Ulaj gjatë ditëve në vijim dhe në bashkëpunim me institucionet Komunale dhe të shkollave të Plavë Gucisë do të pastrohet fshati Vuthaj nga ndotjet e hedhurinave. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2015, ora 09:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori