Punonjësit i zuri korrenti, furgoni përplas një të moshuar rrugës për në spital

Punëtorët e një firme interneti kanë qenë duke shtruar një linjë në nikel ditën e sotme në Tiranë.

Kur kanë hipur në një shtyllë për të lidhur kabujt ata kanë rënë në kontakt me rrymën e për pasojë një prej tyre ka humbur jetën, ndërsa tjetri është transportuar në spital.

Por nuk mbaron me kaq. Furgoni që po i transportonte ka pësuar një aksident në Kamëz duke u përplasur me një bicikletë.


Shtuar 9.05.2020 10:10