Mikela shpërthen në lot: E kisha shmangur shumë kohë, por sot e pashë (FOTO LAJM)

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Mikela është shumë aktive në rrjete sociale ku së fundmi ka publikuar një video duke qarë. Ajo ka treguar dhe arsyen duke thënë se sapo ka parë filmin “Hachi”.

Filmi bën fjalë për një qenush që pret të zotin për vite me rradhë dhe Mikela nuk i ka mbajtur dot lotët.

“Nuk më keni parë kështu por ja që po më shihni, kam qarë. Kam qarë shumë dhe arsyeja që kam qarë dhe jam gati me lot përsëri është se e kisha shmangur shumë kohë dhe e pashë sot. Sapo pashë filmin ‘Hachi’. Qenushi që pret të zotin për vite me rradhë. Të gjithë e dinë dashurinë time për qentë. Ishte një film që nuk duhet ta kisha parë sepse jam shumë e lidhur me qentë”, shprehet Mikela në video.