Shefqet Krasniqi: Serbia u dënua nga Zoti për bëmat mbi Kosovën
Imami i Xhamisë së Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi është shprehur se përmbytjet e fundit që kanë përfshirë Serbinë janë një shenjë e bëmave të këtij shteti ndaj shqiptarëve të Kosovës.

“Kjo sot çfarë po ngjet sot në Serbi, padyshim se është ndëshkim i Zotit për gjitha ato të zeza, të serbëve që i bënë në Kosovë, për të gjitha ato krime e masakra, për të gjitha ato dhunime, mijëra të zhdukur, spastrime etnike e padrejtësi ndaj popullit shqiptar e cila sot po vazhdon mjerisht edhe tek ju atje në Luginën e Preshevës", ka thënë Krasniqi për agjencinë e lajmeve "Presheva Jonë".

Ai në fund tha se shpreson që nga kjo tragjedi që ka përfshirë Serbinë, të mos prekën fëmijët, pasi ata janë të pafajshëm. /albeu.com/
Shtuar më 23/05/2014, ora 16:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori