Shefqet Krasniqi nuk ka bërë thirrje për luftë në Siri, por për lutje (VIDEO)
Pëlqej
Imami i Xhamisë së Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi që tashmë ndodhet në paraburgim nuk ka bërë thirrje asnjëherë për të shkuar në Siri apo në Irak, por për lutje dhe solidaritet me ata njerëz që po vuajnë nga lufta.

Gjaku po derdhet çdo ditë dhe ne kemi përjetuar një pjesë të asaj çka po përjetojnë vëllezërit dhe motrat tona në Siri. Nuk është e lehtë të derdhet gjaku i myslimanit, por Allahu është i madh dhe ne nuk kemi gjë tjetër çfarë të bëjmë, përpos të marrim pjesë me vëllezërit dhe motrat tona”, ka thënë imam Krasniqi, transmeton Shembulli.

Janë pikërisht këto fjalë edhe motivi përse u prangos imami, duke u akuzuar se ka "nxitur njerëz të shkojnë e të luftojnë në Siri".

Por, në këtë video, shihet qartë se imam Shefqet Krasniqi nuk ka bërë thirrje për të shkuar e për të luftuar në Siri, por për solidaritet të plotë me ata njerëz, në shenjë të nderimit dhe kujdesit për jetë njerëzore në botë. /albeu.com/

Shtuar më 22/09/2014, ora 17:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori