Shefqet Krasniqi në një dhomë paraburgimi me Gani Gecin?
Pëlqej
Imami i Xhamisë së Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi po qëndron në një dhomë paraburgimi me Gani Gecin, i akuzuar për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit.

Kështu i ka thënë një burim gazetës "Illyria".

Sipas këtij burimi, Geci është ankuar se nuk mund të qëndrojë me imamin, për shkak se i prishet gjumi i mëngjesit, ngaqë Shefqet Krasniqi çohet herët për tu falur.

Rasti ndaj imamit Krasniqi është rikthyer në rigjykim nga shkalla e dytë e gjykatës dhe pritet të vendoset gjatë javës që po hyjmë.

Ndërsa, mbi Gani Gecin rëndon akuza e vrasjes.

Geci iu dorëzua EULEX-it, me arsyetimin se nuk ka besim tek drejtësia vendore e Kosovës. /albeu.com/

Shtuar më 28/09/2014, ora 16:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori