Shefqet Krasniqi do të hetohet në gjendje të lirë?
Pëlqej
Policia e Kosovës ka nisur që sot në mëngjes nje aksion gjithëpërfshirës për të arrestuar persona që dyshohen ose për frymëzim të radikalizmit, ose që kanë marrë pjesë në luftën e Sirisë apo të Irakut.

Mes personave u mor në pyetje edhe Shefqet Krasniqi.

Mediat raportojnë se imami i Xhamisë së Madhe të Prishtinës është lënë i lirë, por se procedimi ndaj tij vazhdon.

Prokuroria Speciale e Kosovës mësohet se do të vazhdojë hetimet ndaj Krasniqit dhe ndaj gjithë të dyshuarve të tjerë sipas procedurës të parashikuar ligjore. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2014, ora 17:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori