Reshje dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për sot

Sot vendi ynë do të jetë i ndikuar nga reshje shiu në të gjithë territorin.

Sipas MeteoAlb, zonat veriore dhe qendrore do të jenë me reshje me intensitet të ulët dhe mesatar. Ndërsa në zonat Jugore reshjet herë pas here do jenë në formë rrebeshi.

Po ashtu, pritet të ketë reshje dëbore në zonat malore Verilindore dhe Lindore.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 19°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi Veri-lindor duke sjell në det dallgëzim mbi 5 ballë./albeu.com


Shtuar 14.10.2021 08:04